19 Prill 2024

UBT e shënoi 10-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 3 dhjetor - Në një ceremoni madhështore dhe festive Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), shënoi 10- vjetorit e themelimit të tij.

Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi duke folur para të pranishmëve tha se Universiteti për Biznes dhe Teknologji është themeluar me qëllim që të jetë një universitet lider dhe inovativ në vend.

"Studimet e reja, interdisiplinare dhe inovative, një staf akademik i përzgjedhur me shumë kujdes nga e tërë bota, laboratorët dhe infrastruktura moderne, partneriteti me universitete dhe institucione akademike, ndërlidhja e fortë me ekonominë, institutet shkencore dhe hulumtuese, qendrat e ekselencës, suksesi i arritur i studentëve tanë në punësim, në përfaqësimin e Kosovës në kampionate evropiane, në konkurrimmme planet dhe idetë e tyre innovative në biznes dhe teknologji, pjesëmarrja aktive në forume dhe konferenca ndërkombëtare, janë shembujt dhe dëshmitë më të mira për këtë" u shpreh z. Harizi.

Ky pozicion i UBT-së sipas tij vjen si rezultat i një përkushtimi disavjeçar të studentëve, për të studiuar dhe për të ndërtuar një dije dhe një personalitet lideri në njërin prej profesioneve të zgjedhura, me qëllim të arritjes së një cilësie më të lartë jetësore për vete dhe për shoqërinë.
 
Planprogramet e studimeve sipas Hajrizit janë të disenjuara në atë mënyrë që t’i ndërlidhin dy shkollat më të njohura për nga cilësia në botë: shkollën evropiane dhe atë amerikane.

"Studentët tanë studiojnë me planprograme që janë të njëjta me të atyre që studiojnë në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ata të Vjenës në Austri, apo me atë të Waterfordit në Irlandë, sepse së bashku me këto universitete partnere dhe të tjera ne kemi krijuar kutikulën tonë të re dhe moderne."

Ai ka thene se janë krijuar dhe ofruar programe të reja studimesh me karakter interdisiplinar për nevojat e shoqërisë si: International Engineering, Management, Architecture, Spatial Planning and Project Management, Laë, Political Science and Diplomacy, European Integration and Laë, Public Procurement and Management, Softëare and System Engineering, Management, Business and Technology, etj.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)