19 Prill 2024

UBT dhe Universiteti i Tiranës mbajnë konferencë ndërkombëtare

Prishtinë, 8 qershor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji ( UBT) në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës (UT) organizojnë konferencën shkencore në nivel ndërkombëtar me temën “Sistemet e informacionit dhe teknologjive, rëndësia e tyre në zhvillimin ekonomik ”.

Konferenca organizohet  nën patronazhin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.

Konferenca zyrtarisht hapet sot,  më 8  qershor  2012, duke filluar në ora 17: 00,  në objektin e  Hotelit ”Ragner”  në Tiranë,  ndërsa ajo i vazhdon punimet edhe më 9 qershor, me sesione paralele.

Pjesëmarrës në konferencë  do të jenë një numër  i  madh i  studiuesve dhe ndërmarrjeve të fushës së IT-së nga shumë vende  të rajonit dhe Evropës.  Janë paraqitur shumë punime shkencore, gjë që i jep konferencës një karakter shumë të rëndësishëm dhe me peshë shkencore.

Përveç krerëve të tria institucioneve organizatore,  UBT,  UT dhe ASHK, në hapjen solemne marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)