19 Mars 2024

U mbajt Testi i Maturës për nxënësit që janë pranuar në universitete ndërkombëtare

Prishtinë, 10 korrik - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe u janë kërkuar edhe pikët në Testin e Maturës.

Me vendim të Këshillit Shtetëror të Maturës (KShM), provimi është mbajtur për 103 nxënës të paraqitur për të hyrë në Testin e Maturës, e që si dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitete ndërkombëtare.

Testimi i këtyre maturantëve është organizuar në dy qendra: në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku janë testuar 61 nxënës nga disa rajone të Kosovës dhe në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, ku testit i janë nënshtruar 42 maturantë nga kjo komunë.

Provimi i Maturës për këta nxënës ka shkuar sipas planifikimit dhe duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga IKShP dhe MSh për mbrojtje nga virusi COVID-19.

Rezultatet për nxënësit e testuar sot do të bëhen publike të hënën, 13 korrik 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)