25 Prill 2024

U hap ekspozita tradicionale UBT 2012

Prishtinë, 13 qershor - Në lokalet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë u hap Ekspozita tradicionale UBT 2012, në të cilën janë ekspozuar punimet e studentëve të Departamentit të Arkitekturës të këtij Universiteti.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, prindër,  përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera partnere të UBT-së, etj.

Ekspozita u shpall e hapur nga Drejtori  për Çështje Akademike në UBT, Dr. Binak Beqaj dhe Kryetari i këshillit organizativ, Prof. Fatmir Krypa.

“Ekspozita në UBT është bërë tradicionalë në çdo vit në muajin qershor të kemi të paraqitura punimet e studentëve tanë. Ky është një grumbullim  i punës dhe përvojave të palodhshme të studentëve dhe të profesorëve që nënkupton shkëmbimin e përvojave dhe njohurive për një temë të caktuar, dhe kjo që po shihet është puna njëvjeçare që është bërë nga studentët në bashkëpunim me profesorët e tyre”, tha Dr. Binak Beqaj.

‘Arkitektët janë transparent dhe nuk kanë mundësi që diplomën e tyre   ta fusin në sirtarë, diploma e nja arkitekti ka vlerë dhe shihet  nga lagësia, nga aeroplani,   si ndërtesat e banimit dhe objektet tjera të shumta që na rrethojnë”, tha prof. Krypa.

 Prof. Krypa ju drejtua studentëve duke ju thënë se,   në bazë të kësaj ekspozite shihet se,  puna e  juaj  është  një garanci dhe tregon se jeni në rrugën e suksesit, dhe ju si krijesa të reja do të na përfaqësoni pandalshëm, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë ndërkombëtar.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte edhe Udhëheqës i Zyrës për Aftësim dhe Arsim Privat në MASHT, Osman Shahini, i cili ceki se  në Fakultetin Arkitekturës në UBT ka qasje serioze studimor, dhe pas përfundimit të studimeve,  këta studentë do të marrin përgjegjësi për të qenë pjesë e ndërtimeve të shumta.”

Përgjithësisht kësi lloj ekspozita kemi të pakta nëpër institucione publike, kurse në institucione private studentët po kanë mundësi më të shumta të shprehin  talentin e tyre  dhe të komunikoj me  publikun, dhe ju apeloj që një metodë të tillë të të shprehurit ta ndjekin të gjitha institucione tjera studimore”, tha Shahini.

Artë Gashi, studentët i Fakultetit të Arkitekturës dhe  i cili ka paraqitur një var  punimesh personale, ndihet i privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punën  e vet para një audience profesional. 

Ekspozitë do të qëndroj e hapur deri në fillim të muajit shtator 2012, në Universitetin UBT,  Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)