28 Mars 2024

Themelohet Qendra për Karrierë në Qendrën e Kompetencës në Malishevë

Malishevë, 25 shtator - Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.

Qendra për Karrierë do të ndihmojë rreth 600 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës.

Nxënësit e tanishëm, nxënësit e ardhshëm, nxënësit e diplomuar, të rriturit që braktisin shkollën, bizneset, prindërit dhe komuniteti në përgjithësi do të përfitojnë nga kjo qendër për karrierë.

Kjo qendër gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e regjistrimit të të rinjve në këtë shkollë profesionale, do të përmirësoj vetëdijësimin e prindërve dhe do të forcojë marrëdhëniet me sektorin privat / tregun e punës.

Përveq kësaj qendre për karrierë në Malishevë, janë themeluar edhe tetë qendra tjera në shkolla profesionale të ndryshme në Kosovë me mbështetjen e projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe në partneritet me institucionet lokale dhe qendrore.

Aktiviteti do të mbahet në objektin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, ku pritet të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mysafir nga MASHT, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, partnerë lokal dhe ndërkombëtarë dhe mysafir nga komunat tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)