25 Janar 2020

Themelohet Qendra për Karrierë në Prizren

Prizren, 18 tetor - Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në  Shkollën e Mesme te Lartë Teknike "11 Marsi" '11 Marsi' në Prizren.

Aktiviteti do të mbahet sot në objektin e SHMLT '11 Marsi' në Prizren, ku pritet të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mysafir nga MASHT, Zyra Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë, partnerë lokal dhe ndërkombëtarë dhe mysafir nga komunat tjera.

Duke e kuptuar rëndësine e orientimit për karrierë për nxënësit e shkollave profesionale, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) ka themeluar Qendrën për Karrierë në SHMLT “11 Marsi” në Prizren.

Kjo qendër, inagurimi është themeluar si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur dhe projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Qendra për Karrierë do të ndihmojë rreth 1,500 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës.

Drejtori i kësaj shkolle profesionale, Xhelal Susuri do ta mirëpresë këtë ceremoni, ndërsa Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe mysafir tjerë nga MASHT, komunat tjera dhe partnerë lokal dhe ndërkombëtarë janë të ftuarit e ceremonisë.

Nxënësit e tanishëm, nxënësit e ardhshëm, nxënësit e diplomuar, të rriturit që braktisin shkollën, bizneset, prindërit dhe komuniteti në përgjithësi do të përfitojnë nga kjo qendër për karrierë.

Kjo qendër gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e regjistrimit të të rinjve në këtë shkollë profesionale, do të përmirësoj vetëdijësimin e prindërve dhe do të forcojë marrëdhëniet me sektorin privat / tregun e punës.

Përveq qendrës për karrierë në Prizren, janë themeluar edhe tetë qendra tjera në shkolla profesionale të ndryshme në Kosovë me mbështetjen e projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe në partneritet me institucionet lokale dhe qendrore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës mban ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)