25 Prill 2024

Testi i Maturës Shtetërore mbahet sot në Gjilani dhe Ferizaj

Prishtinë, 28 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka bërë të ditur se nga sot fillon pjesa e parë e afatit të parë të testit te Maturës Shtetërore 2018 në dy rajonet e para të cilat janë përzgjedhur me short publik: Gjilani dhe Ferizaj.

Më këtë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla në të dy rajonet, për të parë nga afër zhvillimin e këtij testi të rëndësishëm për maturantët në Kosovë.

Vizitat do të bëhen në qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj dhe në qendrën e testimit në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)