29 Mars 2024

Të rinjtë diskutojnë për parandalimin e braktisjes së shkollimit në Klinë

Klinë, 8 dhjetor - Të rinjtë e iniciatives “Hajde në shkollë” oganizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës.

Pas shfaqjes së teatrit do të mbahet një diskutim me akterë kyç të përfshirë në këtë çështje ku do të diskutohet rreth sfidave dhe gjendjes reale të braktisjes së shkollimit në komunën e Klinës.

Iniciativa “Hajde në shkollë” e udhëhequr nga të rinjtë e Klinës mbështetet nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes aktivitetit Up to Youth.

Up to Youth është aktivitet pesë vjeçar i përkushtuar që të përmirësojë kapacitetet e rinisë dhe të krijojë mundësi për aspiratat e rinisë, në mënyrë që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga ko munitete më të qëndrueshme, më demokratike dhe më prosperuese.

Përmbajtja është përgjegjësi e Global Communities dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)