20 Prill 2024

Të hënën të hapet konkursi për regjistrimin e studentëve në universitetet publike

Prishtinë, 6 korrik - Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, të enjten ka mbajtur mbledhjen e radhës në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Nikoqir i kësaj mbledhje ishte Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i UPZ-së, njëherësh edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve.

Në mbledhje është vendosur që të hënën të hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike.

Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik.

Po ashtu është diskutuar për situatën buxhetore të universiteteve dhe nevojën për rritjen e buxhetit për përmirësimin e kushteve në të gjitha aspektet në universitetet publike.

Temë diskutimi ishte edhe nevoja për miratimin e statuteve të disa universiteteve publike në Kuvendin e Kosovës, të cilat funksionojnë me statute të përkohshme.

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e këtyre problemeve kërkon bashkëpunimin e institucioneve qeveritare dhe Kuvendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)