29 Mars 2024

Të gjitha organizatave studentore u lejohet pjesëmarrja në zgjedhje

Prishtinë, 29 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë vendim që të gjitha organizatave studentore të interesuara për pjesëmarrje në zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës, sipas listave të organizatave studentore të dorëzuara dhe të certifikuara nga Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet e Studentëve të UP-së, t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhje.

Në vendimin e ministrit Buja thuhet se: “Asnjë studenti të Universitetit të Prishtinës nuk i mohohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, përjashtimisht atyre që bien ndesh me nenin 3, pika 3 dhe 4 e Rregullores për Zgjedhjet e Studentëve të UP-së”.

Pra, nene këto që privojnë nga e drejta për pjesëmarrje në zgjedhje, studentët të cilët kanë përsëritur vitin, si dhe ata, të cilët janë në organe drejtuese të subjekteve politike.

Në vendim po ashtu thuhet se të gjitha organizatat studentore, të cilat certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, si dhe të gjithë studentët obligohen që gjatë procesit zgjedhor të respektojnë rregullat e zgjedhjeve.

Këtë vendim, ua ka komunikuar vet ministri Buja studentëve protestues para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ky vendim i ministrit i dha fund protestës së organizuar nga Lëvizja Studentore – Studim, Kritikë, Veprim, të cilët kanë protestuar me arsyetimin se organizata e tyre është certifikuar me kusht për pjesëmarrje në zgjedhjet studentore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)