20 Prill 2024

Studentët protestojnë kundër avancimit të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë

Prishtinë, 8 nëntor - Studentë të Universitetit të Prishtinës të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisënë Arsim (ORCA ta mbajnë sot një tubim protestues në oborrin e rektoratit për të kundërshtuar avancimin e një profesori i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshi edhe sulmin seksual.

Tubimi protestues mbahet kundër një profesori nga Fakulteti i Mjekësisë i cili pritet të avancohet në gradën e profesorit të rregullt.

Ndaj këtij profesori janë tri akuza secila më e tmerrshme se tjetra: për plagjiaturë, për faslifikim dhe për ngacmim seksual ndaj një studenteje specializante.

Protestuesit kërkojnë suspendimin e profesorit deri në përfundimin e hetimeve si dhe hetim të brendshëm për të gjitha akuzat ndaj tij të bëra për si për plagjiaturë, falsifikim dhe ngacmim seksual.

Profesori në fjalë në mbledhjen e fundit të Senatit nuk është avancuar, por është kthyer sipas procedurave për rishqyrtim, për shkak të akuzave dhe për shkak të presioneve që kemi bërë ne si organizatë dhe Kallxo.com.

"Rasti i tij do të jetë sërish në Senat. Prandaj ne kemi vendosë të protestojmë", thekson ORCA.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)