19 Prill 2024

Studentët paralajmërojnë protestë

Prishtinë, 13 maj - Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, jashtë kompetencave të tij po vazhdon me shkeljet ligjore, pasi që me shtyrjen e zgjedhjeve studentore po tenton t’ia zgjasë mandatin vetës, kanë thënë drejtues të organizatave studentore.

Ato kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në bazë të afatit të paraparë, në të kundërtën ata do të organizojnë protestë, ku do të bllokohen të gjitha veprimet e rektoratit.

Kryetari i organizatës ”Paqja studentore”, Ekrem Zajmi , gjatë një konference për media të mbajtur të dielën, ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve studentore nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ka ndodhur me kërkesën individuale të kryetarit të Parlamentit Studentor, i cili pa pyetur organizatat studentore ka bërë një kërkesë për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, janë tetë organizata kundër shtyrjes së zgjedhjeve studentore dhe pas një pritje kanë ardhur në përfundim që duhet të protestojnë të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)