17 Shtator 2019

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

Gjilan, 31 maj - Me rastin e 1 Qershorit, Ditës  Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit,  programi parashkollor, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi,  kanë  prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dërvodeli  së bashku me profesorët  tjerë , kanë parë nga afër punimet e  ekspozitës, ku njëherësh kanë  përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për  ditën e tyre.

Ekspozitën  e kanë vizituar edhe  disa fëmijë të Institucioneve  Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Pikërisht për fëmijët, studentët kishin përgatitur edhe një koktej, nga shtëpitë e tyre kishin sjellë gatime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00)  

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)   

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)