28 Mars 2024

Studentët e Edukimit protestojnë për mospërfshirjen në konkurs të bursave

Prishtinë, 5 nëntor - Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit bën thirrje publike për të gjithë studentët që sot të dalin në protestë.

"Qëllimi i kësaj proteste është që të shprehim paknaqësitë tona për mospërfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim."

"Ne si Këshill synimin kryesor e kemi mbrojtjen e të drejtave të studentëve. Nuk do lejojmë që të diskriminohen studentët e Fakultetit të Edukimit ku dihet së është një ndër fakultetet më me prioritet në Republikën e Kosovës", thekson Këshilli i Studentëve.

Nisja do të bëhet nga ora 10:40 nga Fakulteti i Edukimit ku do të marshojmë drejt MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)