28 Mars 2024

Spanjë: Studentët vuajnë pasojat e krizës

Madrid, 17 korrik - Industria e ndërtimit në Spanjë është në vështirësi, ndërkohë që kriza financiare e vendit po thellohet.

Ndërtimet e ndërprera e të braktisura janë bërë pjesë e peisazhit. Studenti i arkitekturës, Rafael Gonzalez del Castillo, ka shpenzuar pesë vjet në këtë degë, me shpresën se do të punojë në këtë industri që është duke vdekur. E ardhmja duket e zymtë për të dhe për studentët e tjerë.
 
24-vjeçari spanjoll – rë cilin shokët e thërresin  \'Rafa\' - është duke përfunduar projektin e fundit të studimeve për arkitekturë. Ai ia ka dedikuar pasionin e tij projektimit të serave urbane dhe tokave bujqësore në tarraca, në brigjet e një lumi pranë Universitetit Politeknik të Madridit.

Nëse projekti i tij përfundimtar miratohet nga juria akademike, ai do të jetë zyrtarisht arkitekt në tetor. Po më pas çdo të ndodhë? Rafa thotë se ai dhe studentët e tjerë i kanë humbur shpresat se mund të gjejnë një punë të mirë si arkitektë në Spanjë.

Industria e ndërtimit u dëmtua rëndë nga kriza e patundshmërive, në vitin 2008. Ky është sektori më i prekur nga kriza ekonomike në Spanjë, me më shumë se një milion vende pune të humbura. Gonzalez thotë se në të ardhmen e afërt ai do punojë jashtë vendit, por shpreson që një ditë të kthehet në Spanjë.

\"Them se do punoj jashtë vendit. Të paktën, për disa vjet. Shpresoj që të mos jetë përgjithmonë, sepse vendi im më pëlqen shumë. Por, tani për tani mendoj të shkoj jashtë. Nuk e di se ku. Nuk ka rëndësi se ku.”

Rafa viziton me rradhë ndërtimet e braktisura në Madrid. Në Spanjë, që nga kryeqyteti deri në bregdet, ka shumë ndërtime të papërfunduara, ose apartamente të përfunduar që qëndrojnë bosh. Miliona apartamente mbeten të pashitur.

Rafa thotë se është i zemëruar dhe sipas tij fajtorë janë shumë njerëz në Spanjë - konsumatorët, bankat që jepnin kredi pa kriter dhe politikanët që nuk reaguan ndaj rreziqeve.

Rafa është gati të shkojë kudo ku mund të gjejë punë dhe kushte të mira jetese: në Sudan, Kili apo Alaska. Ai nuk arrin ta besojë se pas pesë vjetësh studim në një prej shkollave më të vështira të Spanjës, ai gjendet tani përballë një të ardhmeje të pasigurtë.

\"Në këtë moment jam shumë i lumtur sepse nuk kam hasur ende realitetin e profesionit tim të ardhshëm. Gjitha rruga ime nga shkolla fillore deri në universitet ka qenë e mirë sepse ende nuk jam përballur me realitetin e ashpër. Vetëm kur të ndodhem përballë realitetin atëherë do ta kuptoj.\"

Gonzalez është takuar me profesorët dhe studentët e tjerë për të marrë udhëzime dhe kritika për projektin e tij përfundimtar.
 
Profesorët thonë se edhe pse kohët janë të vështira, kjo do të bëjë që cilësia e projektimeve arkitektonike të përmirësohet. Është koha që nxënësit të përvetësojnë më shumë aftësi thotë profesori i arkitekturës, Alberto Morell.
 
\"Ndoshta tani është momenti për t’u aftësuar më shumë.  Në vend ka shumë më tepër të diplomuar për arkitekturë se sa janë kërkesat. Ko është një mundësi për të punësuar njerëz sa më të aftë por edhe që arkitektët e rinj të udhëtojnë jashtë vendit. Unë gjithmonë u them studentëve se ata duhet ta mendojnë veten se si do të jenë pesë vjet më vonë. Pra, të kenë durim\".
 
Në klasën e Rafa-s, ka 26 studentë që studiojnë arkitekturë. Të gjitha ata thonë se do të shkojnë jashtë vendit për të gjetur punë, në profesionin që kanë zgjedhur.
 
Marta Romero është duke punuar për projektin e saj përfundimtar me Rafën.
 
Ajo ka punuar tashmë jashtë vendit, dhe thotë se kjo ishte një përvojë e shkëlqyer, por është e shqetësuar se nuk ka mundësi tjetër për të gjetur punë përveçse jashtë Spanjës.
 
\"Kam qenë jashtë vendit dhe ka qenë një rast i mirë për të njohur  kulturat e tjera. Por nga ana tjetër është trishtuese të lësh vendin tënd për të punuar jashtë. Pra, kjo ka edhe anë pozitive edhe negative\".
 
Ky brez studentësh do të ishte shumë i pasur po të kishte lindur një dekadë më parë sepse do të kishte përfituar nga bumi i ndërtimeve. Por ato ditë kanë ikur me kohë dhe ky brez arkitektësh po shkon jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.
 
Ruben Garcia, gjithashtu student i arkitekturës, thotë se emigracioni nuk është diçka e re.

\"Ky është një cikël dhe tani është radha ime të iki. Unë vij nga një fshat i vogël në Extremadura ku gjatë viteve 70 dhe 80 ka patur shumë fermerë që emigruan jashtë për punë. Tani jemi kthyer sërish në atë gjendje. Kështu që edhe unë do të duhet të largohem\", thotë Ruben Garcia.
 
Megjithë zymtësinë ekonomike, këta studentë të arkitekturës urojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre. Por e ardhmja është e paparashikueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)