28 Mars 2024

Sot mbahet provimi pranues në UP

Prishtinë, 25 korrik - Sot (e hënë) në pesëmbëdhjetë njësi akademike të Universitetit të Prishtinës (UP) do të mbahet provimi pranues për studentë të rinj. Përveç në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ku provimi do të mbahet në orën 13:00, në njësitë e tjera do të fillojë në orën 9:00.

Ndërkaq, provimi pranues për Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Ekonomik do të mbahet më 26 korrik në orën 9:00.
Mbi 17 mijë maturantë kanë aplikuar për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës (UP) në vitin akademik 2011-2012, ndërsa do të pranohen 15 mijë e 423.


Zyrtari për Informim në Rektoratin e UP-së, Isuf Ibërdemaj, ka thënë për Epokën e Re se janë finalizuar të gjitha punët rreth mbajtjes së provimit. “Gjithçka është gati për mbajtjen e provimit. Jemi të bindur se gjithçka do të shkojë mirë dhe sipas parashikimeve tona”, ka thënë Ibërdemaj.


Të gjithë aplikantët nëpërmjet postës elektronike do t’i marrin të gjitha informacionet rreth mbajtjes së provimit si: datën, sallën, orën etj. Gjithashtu, ata “nëpërmjet e-maileve do të njoftohen edhe nëse janë pranuar apo jo në vendin në të cilin kanë konkurruar”, ka shtuar Ibërdemaj.

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta kenë me vete lejen e njoftimit, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues dhe një mjet shkrimi, kurse është e ndaluar hyrja në provim pranues me telefon celular. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 29 korrik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)