23 Prill 2024

Sot mbahet grevë dyorëshe në sistemin arsimor të Kosovës

Prishtinë, 13 dhjetor - Këshilli Drejtues i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur së sot do të mbahet një grevë dyorëshe në sistemin arsimor të Kosovës.

"Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale."

"Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave", thekson SBASHK.

Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.

Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10:00.

Greva në shkollat e Kosovës dy orët e para në të dy ndërrimet.

Greva dyorëshe në arsim sipas SBASHK është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)