20 Prill 2024

Sot fillon viti i ri shkollor 2018 - 2019

Prishtinë, 3 shtator - Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2018 - 2019.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se tashmë janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollorë.

Ministri i Arsimit , Shyqiri Bytyqi do të mbajë konferencë për media ku do të flasë në lidhje me përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Ministri Bytyqi, po ashtu do të vizitojë shkollën fillore “Ibrahim Banushi”, në fshatin Shalë të Lipjanit, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares.

Edhe Komuna e Prishtinës ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ka theksuar se është  angazhuar me të gjitha kapacitetet institucionale që të sigurojë kushte për fillimin e një viti të mbarë, në 73 institucione të niveleve të ndryshme shkollore, me 45400 fëmijë.

Në shumicën e institucioneve shkollore janë bërë investime të mëdha për përgatitjen e infrastrukturës shkollore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)