19 Prill 2024

Sindikatat e arsimit protestojnë sot kundër projektligjit për paga

Prishtinë, 8 shtator - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) do të protestojë sot kundër Projektligjin për paga të aprovuar gjatë kësaj jave nga qeveria.

SBASHK ka deklaruar se të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të  SBASHK-ut  për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.

Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor sipas SBASHK-ut ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj  kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që  niset me veprime konkrete sindikale.

Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon sot para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve  dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal.

SBASHK  u drejtohet kryetarëve  të shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve, që të jenë pjesë e kësaj proteste, që shënon fillimin e veprimeve sindikale nëse Qeveria nuk reflekton, dhe të kenë qëndrim  të dinjitetshëm ashtu si u ka hije njerëzve të dijes dhe kulturës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka deklaruar së përkrahet këto protesta dhe cilido hap i ardhshëm që do ta ndërmerr SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sipas tyre sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtoj në menynë sa me meritore.

BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)