10 Gusht 2020

Shqipëria dhe Kosova për një arsim sa më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë

Prishtinë, 20 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Tiranë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.

Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet në arsim dhe shkencë mes dy vendeve.

Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë theksuan bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar deri më tani, ndërsa theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në shumë segmente.

Gjatë këtij takimi, ministrat Bytyqi dhe Shahini u pajtuan se një bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikojë që të dy shtetet të ofrojnë arsim sa më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)

- Partia Demokratike mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 16:00)