19 Mars 2024

Shkollat PASCH në Kosovë

Prishtinë, 21 maj - Gjatë „Ditëve të gjuhës gjermane 2012“ 40 nxënës dhe nxënëse nga dy shkolla kosovare kishin për herë të parë mundësinë për t’iu nënshtruar provimit të gjuhës, të nivelit Fit1 dhe Fit2.

Bëhet fjalë për Shkollën „Vezir Jashari“ nga Ferizaji dhe Shkollën „Mileniumi i Tretë“ nga Prishtina, të cilat që nga viti 2010 janë pjesë e iniciativës mbarëbotërore „Shkollat: Partnere të së Ardhmes (PASH)“.

Sot në ambientet e Ambasadës Gjermane në Prishtinë gjashtë nxënësve nga këto shkolla iu ndanë çertifikatat për bursa për kurse për të rinj në Gjermani. Në kuadër të këtyre kurseve, pjesëmarrësit kanë mundësinë për të përmirësuar njohuritë e tyre të gjuhës gjermane, për t’u njoftuar me Gjermaninë dhe kulturën gjermane dhe për të takuar të rinj nga Shkollat PASH nga mbarë bota.

Iniciativa „Shkollat: Partnere të së Ardhmes“ koordinohet nga Ministria Federale për Punë të Jashtme dhe realizohet së bashku me Zyrën për Sistemin arsimor jashtë vendit, Institutin Goethe, Shërbimin për Shkëmbim Pedagogjik dhe Shërbimin Gjerman për Shkëmbim Akademik.

Aktualisht ekzistojnë 1.530 Shkolla PASCH në 124 vende të ndryshme të botës. Qëllimi i Iniciativës PASH është nxitja e kurreshtjes së të rinjve për të mësuar gjuhën gjermane dhe për t’iu hapuar atyre dyert drejt kulturës, shkencës dhe ekonomisë gjermane.

Shkollat pjesëmarrëse në këtë iniciativë gëzojnë përkujdesje dhe mbështetje nga partnerët e projektit, si për shembull nëpërmjet dërgimit të mësimdhënësve nga Gjermania, nëpërmjet ofertave për trajnime për mësimdhënës lokalë, nëpërmjet vënies në dispozicion të pajisjeve teknike për mësim, si dhe në formë të kurseve për të rinj për nxënës në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)