16 Gusht 2018

Shënohet Dita e Çlirimit të Prishtinës

Prishtinë, 11 qershor - Sot, Kuvendi Komunal mbajti Seancë Solemne, për të shënuar kështu 19 vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe drejtuesit e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Veteranëve të Luftës, si dhe Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, z. Agim Kuleta, Nënkryetari i Komunës, z. Selim Pacolli, si dhe Kryetari i OVL-së në Prishtinë, z. Fatmir Sopi, mbajtën fjalë rasti me ç’rast ritheksuan rëndësinë e luftës çlirimtare që ka ndodhur në Kosovë, luftë kjo që ishte kulmi i angazhimit politik të shumë gjeneratave për shumë dekada.

Pas Seancës Solemne, delegacioni i përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit, Kuvendit Komunal si dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit.

Datat si 11 Qershori, na bëjnë të reflektojmë në punën tonë të përditshme, ashtu që të mos e devijojmë rrugën të cilën e kanë trasuar dëshmorët, atë për liri e bashkim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)