29 Mars 2024

SHBK shpërndan pako edukative për fëmijë për të mësuar më shumë për financat

Prishtinë, 25 mars - Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve të saja edukativo-financiare do të organizoj programin e Javës Ndërkombëtare të Parasë 2019 me temë 'Mëso Kurse Fito' do të bëjë shpërndarjen e pakove me materiale edukative për fëmijë.

Nga sotShoqata e Bankave te Kosoves do të bëjë shpërndarjen e pakove me materiale edukative për fëmijë.në tetë komuna të Kosovës përfshirë Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Istog, Podujevë dhe Vushtrri.

 Në këto tetë komuna janë përzgjedhur shkollat fillore ku do të ligjërohet në 16 klasë për nxënës të klasës së katërt dhe pestë, me një pjesëmarrje prej 1440 nxënësve.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija tha se “Me këto aktivitete, Shoqata e Bankave të Kosovës synon që të angazhoj fëmijët dhe të rinjtë për të mësuar më shumë për financat, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, menaxhimin e financave personale etj. Keto aktivitetet mbeshteten dhe financiohen nga bankat komerciale te Kosoves te cilat kanë për qëllim që të fuqizojne shoqërinë përmes edukimit financiar.”

Gjatë kësaj jave fëmijët do të kenë aktivitete të ndryshme, si plotesimin e librit te kursimeve, punime dore dhe viazatime në lidhje me paratë dhe kursimet. Shoqata e Bankave te Kosoves ka përgatitur udhezuesit për mësimdhënësit në mënyrë që ta zbatojne pakon edukative.

Nxënësit do të punojnë në librin e kursimeve, përmes se cilave kanë për të shprehur idetë e tyre rreth rëndësisë së menaxhimit të parave, planifikimet e tyre për kursimet si dhe menaxhimin e parasë për të ardhmen. Pjes e paketës së edukimit është edhe një donacion i materialeve shpenzuese për fëmijët si fletore, lapsa dhe goma të cilat mund të shfrytëzohen edhe për nevoja te pergjithshme arsimore.

Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve më qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi, çdo vit në 169 vende të botës organizohet fushata e njohur “Java Ndërkombëtare e Parasë”.

Kjo javë këtë vit do të mbahet me datat 25 deri me 31 mars me moton “Mëso.Kurse.Fito”. Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja dhe të rrisë vetëdijen në lidhje me financat personale.

Organizata ‘Të rinjtë, fëmijët dhe financat ndërkombëtare “ (Child And Youth Finance International) është bartëse e këtyre aktiviteteve në gjithë botën, ku anëtare në këtë organizatë është Shoqata e Bankave të Kosovës tash e disa vite.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)