28 Mars 2024

ShBA përkrah arsimin parauniversitar

Prishtinë, 11 dhjetor- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja  zhvilloi një takim me një delegacion  nga ShBA, të kryesuar nga David Burgenss, udhëheqës  i programit Amerikan  ”The Peace Corps” për Evropë, Mesdhe dhe Azi.

Temë e kësaj bisede ishte shqyrtimi i mundësive për implementimin e programit ”The Peace Corps”  në arsimin parauniversitar të Kosovës. Qëllimi i këtij programi është që të ofrohen më shumë njohuri për metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe krahas kësaj të kultivohet edhe ndjeja e punës vullnetare tek të rinjtë për  të mirën e njerëzimit.

Ministri Buja tha se Ministria e Arsimit e mirëpret këtë program dhe se është e gatshme të ndihmojë në implementimin e tij. “Ne do të angazhohemi që ky program të jetë i suksesshëm  dhe me këtë të përfitojmë  përvoja të reja  edhe nga vendet ku është implementuar ky program,  siç është Shqipëria dhe Maqedonia“, tha ministri.

Mësimdhënësit  vullnetarë  nga Amerika do të vendosen të jetojnë  së  bashku me familjet vendore në shtëpi private  të lokalitetit ku ndodhet shkolla. Koordinimin, përkatësisht vendosjen në shtëpi private dhe përcaktimin e niveleve të arsimit dhe të shkollave, apo komunave, ku do të  zhvillojnë aktivitetin vullnetarët amerikan, do ta bëjë MAShT, ndërsa për këtë së shpejti do të   caktojë një koordinator.

Ndryshe, sipas këtij programi, fillimisht rreth 20 mësimdhënës vullnetarë nga ShBA-të, do të jenë pjesëmarrës aktiv (ndihmës të mësimdhënësve vendor) në orën e mësimit.

I njëjti program po implementohet në Shqipëri dhe në Maqedoni me fokus në arsimin fillor (1- 5) dhe atë të mesëm të ulët (6 – 9).

Programi “The Peace Corps”  do të ketë qasje edhe në fusha tjera të jetës në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)