28 Mars 2024

SBASHK vazhdon të dëmtojë nxënësit, vazhdon grevën

Prishtinë, 10 shtator - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) pa fije turpi ka bërë të ditur se do të vazhdojë grevën për t'i mbajtur fëmijët larg bankave të shkollave.
 
Arsye sipas SBASHK është se Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve në sektorin publik.

Kjo qasje e sipas SBASHK e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti e nuk i dihet edhe kur do të përfundoj.  

"Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civil Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me  përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist. Mirëpo debatet  e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale", kjo është arsye që e thekson SBASHK i cili po mban fëmijët kosovar larg bankave shkollore.

Edhe liderët dhe deputët të pozitës apo të opozitës nuk dëshirojnë të merren fare me problemin e grevave ku po dëmtohen vetëm fëmijet.

Po thuajse të gjithë këta liderë e partive politike i kanë sot fëmijët e tyre të ulur në bankat shkollore pasi qe ata vazhdojnë mësimin në shkolla private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)