20 Prill 2024

SBASHK-u fiton në gjykatë betejat me komunat

Prishtinë, 19 qershor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur së dega në Vushtrri e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë  e SBASHK-ut.

Në këtë mënyrë  SBASHK-u fitoi në gjykatë betejën e  parë me komunat dhe të 13 anëtarët e e pensionuar të  kësaj sindikate  do të marrin  vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave  në emër të pagave përcjellëse me rastin  e pensionimi.

Zyra për informim e SBASHK-ut thekson se SBASHK-u kishte provuar që përmes takimeve e me dialog me institucionet e pushtetit lokal të realizojë të drejtën e garantuar në nenin 36 të Kontratës Kolektive për  të punësuarit   në arsim,  që janë anëtarë të SBASHK, që   me rastin e pensionimit të gëzojnë  shpërblimet jubilare dhe tri pagat me rastin e pensionimit.

"Qeveritë komunale kishin hezituar ta kryenin këtë obligim dhe prandaj SBASHK-u  kishte grumbulluar dokumentacionin e duhur  për anëtarët e vetë  të  pensionuar në vitet 2015 e 2016  dhe kishte ngritur padi në gjykatat  gjegjëse në të gjitha komunat e  Kosovës", thekson SBASHK.

E para ka nisur procedurën dhe ka mbajtur dy seanca  lidhur me padinë e SBASHK-ut ndaj komunave  Dega në Vushtrri e Gjykatës  Themelore në Mitrovicë.  

Kjo gjykatë pasi ka dëgjuar mbrojtjen e SBASHK-ut dhe ka administruar provat ka   aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë   e SBASHK-ut.

Në këtë mënyrë  SBASHK-u fitoi në gjykatë betejën e  parë me komunat dhe të 13 anëtarët e pensionuar të  kësaj sindikate  do të marrin  vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave  në emër të pagave përcjellëse me rastin  e pensionimit.

SBASHK-u pret që shumë shpejtë edhe gjykatat nëpër komunat tjera të nisin me seancat dhe  me procedurën e dëgjimit të palëve dhe të administrimit të provave  në mënyrë që  gjithë anëtarët e kësaj sindikate të pensionuar në vitet 2015 e 2016  të marrin shumën e  6 pagave, ashtu si ua garanton Kontrata Kolektive e nënshkruar nga  SBASHK dhe MASHT.

Vlen të kujtohet se këtë të drejtë e gëzojnë vetëm të punësuarit në arsim që janë  anëtarët e SBASHK
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)