19 Prill 2024

SBASHK përgatitet për veprime sindikale

Prishtinë, 5 janar - Pasi që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me vendimet e dala nga mbledhja e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së lidhur me angazhimet konkrete në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë, ata kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe Universiteteve.

Anëtarët e Këshillit Drejtues i kanë përcjellë kryetarit dhe kryesisë së SBASHK-ut  reagimet e mësimdhënësve lidhur me deklaratat ofenduese të Kryeministrit Haradinaj në adresë të punëtorëve të arsimit duke përshëndetur reagimin domethënës të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje.

Në këtë takim aty e këtu kishte edhe diskutime me tone të ngritura lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për ngritje pagash vetëm 4 % duke përsëritur se këtë ngritje e konsiderojnë fyese. Ata kanë dalë me kërkesën që le të jetë ngritja 4 %, por e bazuar në vlerën 4 %  të pagës së Kryeministrit.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut unanimisht ka vendosur që të niset me përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve të merret  autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme , qoftë si SBASHK apo në koordinim me BSPK-në duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në përpjekje për realizimin për ngritje pagash 4 %  të pagës së Kryeministrit,  Fillimin e implementimit ët Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe kërkesave tjera të anëtarësisë së SBASHK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)