25 Prill 2024

SBASHK nga 14 shkurti do të filloj me grevën njëorëshe

Prishtinë, 10 shkurt - Pasi ka mbajtur takimin e rregullt  për të analizuar përgatitjet për Kongresin zgjedhor, që mbahet më 24 shkurt 2018, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, po të shtunën ,  ka mbajtur  një takim të jashtëzakonshëm  për të analizuar deklarimet me shkrim të anëtarësisë dhe për të marr veprime sindikale për shkak të mos respektimit  nga ana e Koalicionit,  që tani udhëheq me Qeverinë, të marrëveshjes së nënshkruar me SBASHK-un, më 5 qershor 2017. 

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar anëtarët e  Këshillit Drejtues  me përpjekjet që ai me bashkëpunëtorët  kanë bërë që  në takimet dhe dialogun me  Kryeministrin Haradinaj , me Zv/Kryeministrat Limaj e Hoxhaj, me Ministrin Bytyqi e Ministrin Hamza të realizojnë premtimet nga Marrëveshja e nënshkruar  me tani kryeministrin Haradinaj dhe me Kryeparlamentarin Veseli.

Anëtarët e Këshillit Drejtues janë deklaruar se në shenjë respekti për të gjithë ata që punuan në vitet më të vështira të Kosovës, e veçmas në lartësim të kujtimit për kolegët tanë të asaj kohe, që  kanë kaluar në amshim tenderojnë kategorik në mbrojtjen e Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta dhe pasi  dialogu deri tani nuk ka dhënë rezultatin e premtuar që ky Projektligj të shkojë në Qeveri e pastaj edhe në Parlament, ashtu si është thënë edhe në Marrëveshjen e 5 qershorit 2017,  të fillohet me veprime sindikale.

“Qeveria e Kosovës as në 10 vjetorin e Pavarësisë nuk i nderoj me ligjin e merituar ata që vunë themelet e shtetësisë”, ishte kritikë e Këshillit Drejtues drejtuar krerëve të institucioneve të Kosovës.

Këshilli  Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur unanimisht që të fillohet me veprime të përshkallëzuara sindikale. Kështu që  më 14 shkurt do të fillohet me grevën njëorëshe që nënkupton grevë në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paradites  dhe në atë të pasdites,  për të vazhduar më 20 shkurt me grevën  dyorëshe  në të dy ndërrimet.

U vendos që për veprimet tjera të debatohet edhe më 24 shkurt në Kongresin e SBASHK-ut  duke insistuar që atëherë të shpallet greva e përgjithshme  deri në realizimin e  të gjitha pikave të Marrëveshjes së 5 qershorit 2017 , por duke mos përjashtuar edhe format tjera të veprimit sindikal, siç janë edhe protestat masive në Prishtinë.

SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit  dhe nxënësit duke treguar se këto veprime janë të shtërnguar t’i marrin  jo me dëshirën e  tyre, por për shkak të mos angazhimit të institucioneve për realizimin e obligimeve të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)