25 Prill 2024

SBASHK: Më e mirë marrëveshja e kompromisi se sa urdhrat e prera

Prishtinë, 25 tetor -  Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se do ta ngrit çështjen që gjithë ata që angazhohen ditëve të vikendit, pra jashtë javës 5 ditëshe të punës, të kompensohen sipas Ligjit të punës për angazhim në ditët e vikendit dhe festave. 

Po ashtu  SBASHK ka theksuar se do të kërkoj që tani e tutje  mësimdhënësve  të angazhuar nga shkollat e mesme në ekskursione me nxënës jashtë vendit t’u paguhen  mëditje , ashtu si i marrin gjithë zyrtarët lokalë e qendror  më të shkuar për detyra a vizita jashtë vendit tonë. 

"Ndalimi i çdo aktiviteti në ditë pune , qoftë ajo  Konferencë, tubim informues,aktivitet sindikal, trajnim për Kurikulin e ri a ndonjë  veprimtari  tjetër që lidhet me arsimin e me mësimdhënësit me urdhër të prerë  dhe deklarimi se të gjitha këto duhet zhvilluar në ditët e vikendit  e  në emër  të mos humbjes së orëve mësimore është qasje e gabuar që pamundëson çdo marrëveshje e arritje të kompromisit për një zgjedhje të pranueshme  për të gjitha palët e pa e cenuar procesin mësimor", thekson SBASHK.

Drejtorët e shkollave dhe ata në DKA  për këtë urdhër të prerë thonë se u ka ardhur nga lartë dhe se atë do ta zbatojnë në përpikëri.  Edhe DKA-të, si punëdhënës, edhe MASHT  duhet  ta dinë para këtij urdhri të prerë se edhe Ligjet, po edhe Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës, e precizon se në  Arsimin parauniversitar zbatohet java 5 ditëshe  dhe se askush nuk ka të drejtë  t’ua mohojë të drejtën  e dy ditëve të pushimit të punësuarve në arsim, bile jo pa pajtueshmërinë  e tyre.  

 Pra, edhe Trajnimet për Kurikulin e ri  dhe aktivitetet tjera të DKA-ve e MASHT-it në vend të ditëve të vikendit, kur mësimdhënësi duhet t’i përkushtohet obligimeve familjare dhe pushimit të nevojshëm pas punës një javore ashtu siç e precizon edhe ligji i punës dhe ligji i Arsimit parauniversitar, le të organizohen ditëve të punës, qoftë duke përpiluar orarin mësimor të mësimdhënësve që 20 orët mësimore javore ti realizojn gjatë katër ditëve, që një ditë e 5 ditëve të punës t’u mbetet e lirë për trajnime.

Po ashtu,SBASHK-u  do ta ngrit edhe çështjen që gjithë ata që angazhohen ditëve të vikendit, pra jashtë javës 5 ditëshe të punës, të kompensohen sipas Ligjit të punës për orët e angazhuara gjatë vikendeve dhe festave.  Po ashtu  do të kërkojmë që tani e tutje  mësimdhënësve  të angazhuar nga shkollat e mesme në ekskursione me nxënës jashtë vendit t’u ndahen  mëditje , ashtu si i marrin gjithë zyrtarët lokalë a qendror  më të shkuar për detyra a vizita jashtë vendit tonë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)