19 Prill 2024

SBASHK mban konferencën “Komunitetet e të mësuarit së bashku”

Prishtinë, 10 nëntor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) në bashkëpunim me GIZ organizon konferencën  “Komunitetet e të mësuarit  së bashku”. 

Ky aktivitet është në vazhdimësinë e përpjekjeve dhe kontributit të SBASHK dhe GIZ për një arsim edhe më të mirë në Kosovë.

Një ndër temat që do të trajtohen është lidhur me praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë, praktikat e mësimnxënies dhe roli i drejtorëve të shkollave në përkrahje të mësimdhënësve.

Po ashtu do te trajtohen edhe praktikat e mira të funksionimit të rrjeteve profesionale të mësimdhënësve si si mund të behen pjesë e kulturës së Komuniteteve të Mësuarit së Bashku në Kosovë.

Do te trajtohen edhe praktikat e funksionimit të Komunitetit të Mësuarit së Bashku se si ka funksionuar bashkëpunimi i mësimdhënësve në komunitet dhe si janë bartur përvojat e fituara në nivel shkolle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)