29 Mars 2024

SBASHK kërkon nga deputetët të mbështesin kërkesat e tyre

Prishtinë, 6 dhjetor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) i është drejtuar me shkresë zyrtare kryetarit të Komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshit dhe anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni me kërkesën që ata ta ngritin në seancat e parlamentit kërkesat legjitime të SBASHK-ut që kanë të bëjnë me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe çështjen e mbështetjes buxhetore për realizimin e kërkesave legjitime që dalin nga Kontratat Kolektive e Arsimit të Kosovës.

SBASHK-u përgëzon kryetarin e Komisionit Parlamentar për arsim z. Kurteshi dhe gjithë anëtarët e këtij Komisioni për angazhimin e sinqertë të tyre në ngritjen e këtyre çështjeve, ndërsa  të gjithë deputetëve iu drejtohem me apelin që të ndikojnë që në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të ketë vijë buxhetore për realizimin e nenit 35 të Kontratës Kolektive të Arsimit e që ka të bëj me 3 pagat suplementare dhe me tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

"Kujtojmë deputetët se duke dëgjuar zërin e arsyeshëm të SBASHK-ut dhe duke përfillur angazhimet e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim ju do të dëshmonit respektin për punën me dekada të punëtorëve të arsimit të Kosovës dhe do të krijonit mundësinë që të drejtat e tyre të realizohen në mënyrë humane e jo, si po ndodh vazhdimisht përmes  Gjykatave."

"Kujtojmë deputetët se SBASHK-u, në mungesë të gatishmërisë së institucioneve lokale e qendrore për realizimin e të drejtës së garantuar me Kontratën Kolektive për 3 paga suplementare dhe tri paga me rastin pensionimit lëndët i ka dërguar në Gjykatat gjegjëse dhe është duke i fituar të gjitha këto raste, por e keqja është se në këtë formë buxheti i Kosovës po dëmtohet, ngase përveç pagave suplementare e tri pagave me rastin e pensionimit , punëdhënësi po detyrohet të paguaj edhe vlerën e një page në emër të taksave gjyqësore, pagesës së seancave dhe kamatave."

"Ju kujtojmë deputet të nderuar se duke ndarë mjete buxhetore në Buxhetin e Kosovës për këto kërkesa legjitime do ta ruanit respektin e mësimdhënësve për ju dhe institucionet e po ashtu edhe do të ruhej dukshëm vetë buxheti", thekson SBASHK.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)