23 Prill 2024

Revista e UBT-së e vetmja në vend me numër të ISSN-së

Prishtinë, 18 gusht - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),  gjatë këtyre ditëve me të drejtat e plota dhe i vetmi në Kosovë si nga institucionet  publike po ashtu edhe private ka  fituar  Numrin Serik  Ndërkombëtar  të Librit (ISSN). 

Ky informacion me karakter ndërkombëtar  u  konfirmua sot nga organizata në fjalë,  menaxhmentit  të lartë të UBT-së. 

“Prej themelimit të universitetit kemi dhënë kontribut të vazhdueshëm në fushën e kërkimeve shkencore dhe njëkohësisht kemi botuar një numër të konsiderueshëm të revistave në  disiplina  të ndryshme, e sidomos nga fusha e ekonomisë. Kërkimet shkencore i kemi botuar në revista të universiteteve partnere ndërkombëtare. Tash tutje kërkimet  ne  do i orientojmë  në revistën  që e kemi  brenda  universitetit”, tha Prof. Dr Edmond Hajrizi President i UBT-së, pas pranimit të konfirmimit.

Numrin  Serik  Ndërkombëtar  i Librit,  ISSN-së,  që renditet  për  UBT është  - Bib ID (66488).

Organizata  e  ISSN-së  qendrën  e  saj e ka në Paris të Francës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)