16 Prill 2024

Rektori i UP-së shprehet për një bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë

Prishtinë, 26 tetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot priti në takim në ndërtesën e Rektoratit të parin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kryeministri Haradinaj në vizitën e parë në UP, që nga ardhja e tij në detyrë, ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Muharrem Nitaj, këshilltarët Erolld Belegu dhe Luan Jaha, si dhe kolegë të tjerë.

Në takimin që u mbajt në mes të delegacionit qeveritar dhe menaxhmentit të UP-së, Rektori Dema falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën që i ka bërë Rektoratit, me ç‘rast njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale në UP.

“Universiteti i Prishtinës ka qenë faktor kyç në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhë në Kosovë para dhe pas luftës. Andaj, të jemi të gjithë të bindur që pa ndryshim të Universitetit të Prishtinës, nuk ka ndryshim të Kosovës, dhe ne kemi entuziazëm për ta bërë këtë ndryshim”, tha Dema.

Më tej, Rektori i UP-së shprehi vullnetin e tij për një bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë dhe të gjitha institucionet vartëse, që së bashku t’i kalojnë sfidat me të cilat po përballet Universiteti më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vendi, e kështu t’i ofrojnë ambient edhe më të mirë për studim fëmijëve tanë.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj falënderoi Rektorin për pritjen, duke theksuar që është shumë i lumtur që sot gjendet i pranishëm në UP.

“Së bashku kemi një qellim; që Kosova të ecë përpara me parametra më të mirë. Andaj është detyrë e jona e përbashkët qe t’i avancojmë këta parametra edhe në vazhdimësi”, tha ai.

Tutje Haradinaj shtoi: “Vërtetë Universiteti i Kosovës, ashtu i referohem Universitetit të Prishtinës, dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë jemi bashkë në këtë udhëtim që këta parametra t’i avancojmë sa më shumë përpara”.

Gjatë ditës kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga Rektori Dema, në Rektoratin e UP-së zhvilloi takim edhe me rektorët e universiteteve të tjera publike në vend, e më pas takoi dekanët e 13 njesive akademike të UP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)