07 Mars 2021

Rektori Bajraktari zgjedhet kryetar i Këshillit Drejtues të AKK-së

Ferizaj, 28 tetor  - Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, zgjedhet kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, institucion ky i pavarur që mbikëqyrë kualifikimet kombëtare. Ndërsa, nënkryetar i këtij Këshilli është zgjedhur Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane. 

Rektori Bajraktari do të udhëheqë në mandat tre vjeçar Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, i cili numëron 13 anëtar që përfaqësojnë ministritë, organizatat partnere shoqërore dhe universitetet publike e private të Kosovës. 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka për mision të mbikëqyrë dhe zhvillojë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë. 

Vizioni i Autoritetit është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00