19 Prill 2024

Qeveria e përkushtuar për përmirësimin e arsimit në vend

Prishtinë, 17 korrik - “Falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë punuar dhe kushtuar kohë kësaj teme dhe sot si Kosovë besoj se kemi marrë obligime. Ju siguroj se ky gjest do ta ketë ndikimin e vet”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti sot në takim nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim, në kuadër të “Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë dhe përfaqësuesit e projektit të GIZ-it gjerman që kanë iniciuar këtë fushatë.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj ka falënderuar GIZ-in gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha, në veçanti zhvillimit të arsimit, duke thënë se Qeveria do të përkrahë çdo iniciativë që qëllim ka ngritjen e cilësisë në arsim.

“Si qeveri e vendit do të marrim obligime që krahas sundimit të rendit dhe ligjit edhe arsimi të bëhet prioritet nacional në Kosovë dhe për këtë, pas investimeve në infrastrukturën shkollore, tani është faza që vëmendja t’i kushtohet kurrikulave dhe përgatitjes profesionale, në mënyrë që nxënësit tanë të bëhen të gatshëm për tregun e punës, konkurrues edhe në tregun ndërkombëtar”, tha Kryeministri Haradinaj.

Boris Scharlowski, udhëheqës i projektit GIZ CDBE, u shpreh i lumtur që kryeministri është ndër personat e parë që ka nënshkruar këtë peticion dhe për gatishmërinë e tij për tu marrë me këtë temë. Ai tha se janë tri nivele të ndryshme të kërkesave. E para arsimi të bëhet prioritet, duke përfshirë rritjen e buxhetit për arsim, e cila do të ndikojë në cilësinë më të mirë për arsimin fillor, tekste shkollore që janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, arsim parashkollor, trajnim të drejtorëve të shkollave, përfshirje më të mirë të prindërve dhe të nxënësve dhe gjithpërfshirjen e nxënësve nga komuniteti pakicë.

Blond Shehu, përfaqësuesi i nxënësve, tha se takimi me kryeministrin ka qenë i rëndësishëm për ta, ku është folur për çështjet në arsim dhe për pengesat, duke shprehur besimin se së bashku me kryeministrin, si një dorë e vetme do arrijnë t’i kalojnë këto pengesa”.

Më shumë se 124 mijë nënshkrime janë mbledhur nga nxënësit, në mbarë Kosovën që nga nëntori i vitit të kaluar kur ka nisur kjo iniciativë. Këto nënshkrime, nxënësve, mësuesve dhe prindërve që për qëllim kanë thirrjen për arsim më cilësorë në vend,  në mënyrë simbolike i janë dorëzuar Kryeministrit Haradinaj.

Pjesëmarrës në takim ishin edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, dhe Boris Scharlowski, Udhëheqës i projektit GIZ CDBE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)