03 Dhjetor 2020

Qendra e Studentëve shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte

Prishtinë, 13 nëntor - Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallë sot rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte  për  vitin  akademik  2020/2021.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin  Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë  i  hapur nga data  26 tetor  deri  07  nëntor  2020. Gjatë  këtij  afati  kohor  për  strehim  në  konvikte dhe ushqim  në  mensë  kanë  aplikuar rreth 4300 studentë.

Për shkak të gjendjes së pandemis me Covid-19, këtë vit kapaciteti  për  banim  në  konvikte  është  rreth  1600 vende.

Afati për ankesa    është  me  datat  16 dhe 17 nëntor  2020.

Paraqitja e ankesave do të bëhet  përmes sistemit  Online  në  adresat  zyrtare   dhe përmes profilit zyrtar Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtine.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)