15 Tetor 2019

Qendra e Studentëve mirëpret studentët e rinj

Prishtinë, 2 tetor - Me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020 sot mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Qendrën e Studentëve dhe vendosja e të gjithë studentëve në qendrën e banimit - Konvikte.

Me këtë rast Qeveria e Kosovës së bashku me Qendrën e Studentëve do të lansojnë fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000.

QS edhe në vitin e ri akademik do të operojë me çmime të njëjta që kanë qenë edhe në vitin e kaluar.

Studentët do të paguajnë për banim 20 euro ndërsa për ushqim 15 euro. Gjithsej 35 euro për një muaj, nuk do të ketë ndryshim të çmimeve

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)