25 Prill 2024

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

Prishtinë, 12 korrik -  Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është  takuar  me Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.

Delegacioni i SBASHK-ut  e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e  bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave .

Ky delegacion  ka përcjellë te Tahiri  zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse  nuk përfillen  faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë  shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik  Tahiri ka dëgjuar me vëmendje  shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar  gjithë këto do t’i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë  për çështjet e ngritura.

Ai  i ka deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t’i  ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes  ligjit  çështja e pagave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)