20 Prill 2024

Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2017

Prishtinë, 3 korrik - Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), sot i publikoi këto rezultate për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Arsimit, rezultati i  kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test.

Bazuar në këtë, KShM e vlerëson shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor.

\"Kujtojmë se në dy raundet e organizimit të testit, nuk ka pasur shkelje dhe parregullsi të theksuara në asnjë qendër testimi\", thuhet në komunikatën e MASHT.

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se povimi i Maturës për afatin e gushtit, pjesa e parë do të mbahet më 25 gusht, ndërsa pjesa e dytë më 2 shtator 20017.

\"KShM i uron të gjithë maturantët për suksesin e arritur dhe u dëshiron suksese në sfidat dhe rrugëtimin e mëtejmë, ndërsa ata që nuk kanë arritur suksesin e pritur i fton që të përgatiten deri në afatin e ardhshëm\", thuhet më tej në komunikatë.

KShM shpreh falënderimin e vet për të gjithë administratorët, komisionarët dhe akterët tjerë të angazhuar për mbarëvajtjen e Provimit Shtetëror të Martuarës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)