19 Prill 2024

Provimi i Maturës Shtetërore do te mbahet me 4 korrik

Prishtinë, 28 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar maturantët, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore 2020 është caktuar me 4 korrik.  

Në dokumentin “Informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët (maturantët) - për Provimin e Maturës Shtetërore 2020”, i cili është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, janë elaboruar informacionet dhe shpjegimet përkatëse rreth këtij procesi ku përfshihen: afatet me rëndësi, informatat dhe rregullat e përgjithshme, organizimi kohor për ditën e testimit, rregullat me rastin e futjes në qendrën e testimit, rregullat gjatë marrjes së udhëzimeve për testin, rregullat gjatë testimit, informata dhe udhëzime rreth testit, udhëzime për plotësimin e fletë-përgjigjes, etj.

Duke marrë parasysh se mbajtja e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 realizohet në rrethana specifike të krijuara si rezultat e pandemisë, në këtë dokument janë përfshirë edhe udhëzimet rreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga COVID-19, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShPK).

Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore është 40% e totalit të pikëve të mundshme.

Vetëm kandidatët që e arrijnë këtë prag kalueshmërie mund të aplikojnë për regjistrim në studime në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet të shtunën, më 4 korrik 2020, në të njëjtën kohë për të gjithë kandidatët.

Duke marrë parasysh situatën me pandeminë, në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), provimi i maturës do të organizohet në atë mënyrë që të ketë numër sa më të vogël të kandidatëve brenda një qendre të testimit dhe brenda klasave të testimit.

Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.

Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që do të ofrohen).

Paraqitja e provimit të maturës bëhet në shkollë nga kandidati, i cili me këtë rast duhet të ketë certifikatën e lindjes, dëftesat e klasave 10, 11, 12 dhe diplomën e shkollës së mesme të lartë (maturantët e këtij viti shkollor 2019-2020 të gjitha këto dokumente i ka në dosje në shkollën e vet, ndërsa maturantët e viteve të kaluara dhe kandidatët nga arsimi për të rritur duhet t’i sjellin këto dokumente me vete).

Me rastin e plotësimit të formularit për paraqitje të provimit të maturës kandidati duhet ta përzgjedhë lëndën zgjedhore, nga lista e lëndëve zgjedhore që ka në dispozicion.

Kandidatët duhet ta marrin me vete ditën e testimit formularin e paraqitjes së provimit të maturës.

Ditën e testimit të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete dokument zyrtar të identifikimit apo dokument identifikues të lëshuar nga shkolla (dokumenti duhet të jetë me foto dhe i vulosur nga shkolla).

Asnjë kandidat nuk do të lejohet të hyjë në testin e maturës pa dokument identifikues.

Ditën e testimit të gjithë nxënësi kandidatët duhet të marrin me vete laps grafit HB (jo kimik), meqë përgjigjet do të lexohen në mënyrë automatike nga lexuesi optik (i cili kërkon që Fletë- përgjigjja të plotësohet me laps HB).

Ditën e testimit kandidatët e kanë të ndaluar të marrin me vete çfarëdo telefoni, pajisje apo mjeti që mund të përdoret për komunikim, qasje në internet, fotografim, kopjim, shpërndarje apo për ndihmë tjetër gjatë mbajtjes së testit.

Kushdo që merr me vete pajisje apo mjete të tilla nuk do të lejohet të futet në Qendrën e Testimit.

Kandidatët që kanë ndonjë nevojë të veçantë apo vështirësi të caktuar (fizike, intelektuale, në të parë, në dëgjim, e të ngjashme) duhet ta informojnë me kohë shkollën në momentin e paraqitjes së provimit të maturës për këtë, në mënyrë që të planifikohet ndihma e  evojshme në përputhje me këto nevoja apo vështirësi të kandidatit.

Preferohet që ditën e testimit të gjithë kandidatët të kenë me vete nga një shishe me ujë, meqë nuk do të ofrohet ujë në qendrat e testimit.

Preferohet që kandidatët të flenë mjaftueshëm natën para testimit dhe të jenë të pushuar ditën e testimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)