19 Prill 2024

Promovohet libri "Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Menaxhimit në Arsim" i Tony Bush

Prishtinë, 11 maj - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” bën promovimin e librit " Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Menaxhimit në Arsim" te autorit Tony Bush dhe me redaktor të botimit Prof. Dr. Ethem Çeku.

Promovimi mbahet sot në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ''Pjetër Bogdani",

Libri i dedikohet atyre që trajtojnë qështjet e udhëheqjes dhe menaxhimit në arsim, ligjeruesve në programet e udhëheqjes dhe menaxhimit dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik.

Në esencë literatura e kësaj natyre i ka munguar fushës akademike prandaj përkthimi dhe redaktimi i librit e plotëson këtë mungesë.

Tony Bush është profesor i udhëheqjes arsimore në Universitetin e Varvikut dhe ka përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare në fushën përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)