23 Prill 2024

Prindërit duhet të luajn rol të madh në sistemin arsimor

Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të rolit të prindërve në sistemin arsimor në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për përfshirjen sa më të madhe të prindërve në menaxhimin e shkollës, e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

Po ashtu, është biseduar edhe rreth çështjes së organizimit të ekskurzioneve të nxënësve, në mënyrë që ato të përmbushin rolin e tyre edukativ-arsimor.

Ministri Bytyqi dhe kryetari Reshiti u dakorduan që të organizohet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohen më në hollësi temat e lartpërmendura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)