28 Mars 2024

Prezantohet raporti për zbatimin e MSA-së dhe ERA-s në fushën e Arsimit

Prishtinë, 2 gusht - Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, organizon konferencë në të cilën do të publikohet raporti monitorues “Reforma në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional –Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018”.

Në konferencë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit të cilat tregojnë për shkallën e zbatimit të MSA-së dhe ERA-s si dhe ndikimin e masave të iniciuara në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP).

Përveç monitorimit të zbatimit të masave të planifikuara hulumtimi paraqet edhe sfidat e përgjithshme të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si  cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës praktike për nxënësit si dhe mungesa e bashkëpunimit me tregun e punës.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)