28 Mars 2024

Prezantohet punimi për studimet e doktoratës në fakultetin ekonomik dhe juridik

Prishtinë, 27 nëntor - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC) oganizojnë tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ate Juridik të Universitetit të Prishtinës”.

Ky punim trajton akreditimin e programeve të doktoratës, aspektet legale të administrimit të tyre, administrimin, cilësinë dhe resurset e studimeve të doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ate Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe prezenton një numër të konluzioneve për diskutim në lidhje me këto çështje.

Ky punim është i pari i këtij lloji që trajton studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)