29 Mars 2024

Preshevasit kërkojnë lehtësira të studimit në UP

Prishtinë, 12 shtator - Një delegacion i përbërë nga gjashtë të  rinj përfaqësues të forumeve rinore politike nga Presheva dhe Bujanoci u prit në një takim pune nga Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, deputetja Ganimete Musliu, fillimisht në pika të shkurta prozentoi funksionin dhe qëllimin e Grupit të Deputetëve të Rinj duke i informuar të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci për aktivitetet dhe planet e mëtutjeshme të Grupit.

Mes tjerash kryetarja Musliu, e potencoi rëndësinë e komunikimit të përbashkët rreth brengave dhe nevojave të rinisë nga Presheva dhe Bujanoci, duke nënvizuar me theks të veçantë, nevojën për takime më të shpeshta reciproke në dobi të rinisë së asaj zone.

Kryesuesi i delegacionit të të rinjëve nga Presheva dhe Bujanoci, z.Ardian Arifi ndër tjera u shpreh mirënjohës për mundësinë e ofruar nga Deputetët e Rinj të Kuvendit të Kosovës,për të dëgjuar brengat e bashkëmoshatarëve të tij, si dhe për premtimet e marra nga kryetarja Musilu që në vazhdimësi do të adresohen problemet dhe kërkesat e tyre në përgjithësi.

Adresim tjetër i të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci, ishte preokupimi i tyre rreth lehtësirave të studimit në Universitetin e Prishtinës për shkak të limiteve dhe kuotës jo të favorshme për të rinjtë nga Lugina e Preshevës dhe Bujanoci.

Po ashtu,  u potencua edhe problematika e përdorimit të Abetarës mbarë-kombëtare nga nxënësit e Preshevës dhe Bujanocit, ku institucionet atje në mënyrë konstante paraqesin ndalesa dhe kërcënime në rast të përdorimit të këtij teksti nëpër shkollat shqipe në komunat shqiptare.

Për të gjitha çështjet e shtruara, kryetarja Musliu premtoi angazhim dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)