28 Mars 2024

Përzgjedhen mësimdhënësit e parë që do t’iu bëhet matja e përformancës

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka shpalosur sot detaje rreth procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM) dhe përgatitjeve që janë bërë për të filluar këtë proces të rëndësishëm në arsimin parauniversitar.

“Ashtu sikur edhe jemi zotuar, janë bërë të gjitha përgatitjet dhe tashmë është bërë edhe përzgjedhja e parë e mësimdhënësve që do t’iu bëhet matja e përformancës”, ka theksuar ministri Bytyqi në një konferencë me gazetarë, ku më pas ka folur rreth Kornizës Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve, si dokumenti zyrtar i miratuar në prill të vitit të kaluar, e që i ka paraprirë këtij procesi.

Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht, tha ministri Bytyqi, qëllimi i VPM, është që të ngritet cilësia në arsimin parauniversitar në Kosovë, prandaj sipas kësaj Kornize, të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë një përgatitje të lartë të secilës lëndë, të cilën mësimdhënësit e paraqesin para nxënësve të tyre.

Ministri Bytyqi, më pas sqaroi se Korniza është e ndërtuar në bazë të katër fushave dhe shtatë standardeve, të cilat duhet t’i plotësojnë mësimdhënësit. “Duke qenë se jemi në fazën fillestare, janë përzgjedhur shkollat e para ku do të fillojë matja e performancës si dhe një numër i caktuar i mësimdhënësve. Pra, për këtë fazë është paraparë që numri i mësimdhënësve të jetë rreth 217”, tha ai.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi theksoi se matja e performancës do t’i ketë katër komponente kryesore, të cilat do të ndahen në dy grupe që ka të bëjë me matjen e performancës së brendshme dhe dy të tjera për matjen e performancës së jashtme, të cilat së bashku do të japin matjen e plotë të performancës.

Ndërsa, pas matjes së performancës, mësimdhënësit do të vlerësohen në katër grupe. Pra, mund të jenë mësimdhënës të shkëlqyer, të mirë, të kënaqshëm dhe të pakënaqshëm.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, nëse mësimdhënësi mund të jetë i pakënaqur me vlerësimin e performancës, atëherë mund të parashtrojnë ankesë te Paneli i Artë, i cili formohet në bazë të Ligjit të ri të Inspektoratit dhe është vendimi i fundit ekzekutiv.

Ministri u zotua se MAShT do ta përkrahë dhe do të jetë pranë Inspektoratit të Arsimit dhe pranë shkollave dhe DKA-ve, në mënyrë që matja e vlerësimit të performancës të japë rezultatet e pritura.

“Besoj se ky është një lajm i mirë për mësimdhënësit, për nxënësit dhe të gjitha shkollat, sepse qëllimi primar i këtij procesi është që nxënësit të fitojnë kompetencat dhe dijen e nevojshme dhe për t’u realizuar kjo, së pari duhet që mësimdhënësit ta kenë kompetetncën në nivelin e duhur, pra të kenë zhvillim profesional të vazhdueshëm”, tha ministri Bytyqi.

Për ta kryer me sukses këtë proces, MAShT po planifikon edhe rritjen e numrit të inspektorëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)