29 Mars 2024

Përurohet Universitetit “Haxhi Zeka”

Prishtinë, 1 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në hapjen solemne të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”.

Në këtë solemnitet, ministri Buja i përshëndeti pjesëmarrësit si dhe të gjithë qytetarët e Pejës edhe në kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se “e nisi këtë punë për ta bërë institucion të dijes”.

Pasi që shprehu urimet për suksese të pandalshme për këtë institucion të arsimit të lartë, ministri Buja rikujtoi momentet e hapjes së punëve për themelimin e këtij universiteti.

“Me 4 tetor të vitit të kaluar pata menduar se është natyrshëm të kemi emocione dhe atë emocione shumë të veçanta kur bëmë hapjen e punëve për të themeluar, ashtu si dëshirohet, Universitetin e Pejës. Me besoni nuk më kanë lëshuar fare ato emocione dhe po ndjehem pjesë e këtij institucioni të lartë shkollor”, u shpreh ministri Buja.

E keni keni veshur Pejën me kostumin më të bukur të mundshëm, tha ministri Buja, e ky është kostumi universitar.

“Unë besoj që ky gëzim i yni do të shndërrohet në sukses dhe këtë na e dëshmon edhe bordi themelues që ka bërë punë të mrekullueshme për ta sjellë këtë institucion në këtë pozicion që jemi sot, që faqebardhë, të qeshur dhe të gëzuar të bëjmë përurimin më 1 tetor  me këto kapacitete”, tha ministri Buja.

Ministri përmendi faktin se ky universitet këtë vit ka pranuar rreth 1800 studentë, kapacitete të cilat secili institucion i këtij niveli do t’i kishte dëshiruar.

“Tani na mbetet ta nderojmë punë e bërë, ta ruajmë dhe ta avancojmë dhe natyrisht ta nderojmë edhe emrin që mban. Dhe unë këtë e besoj si dritën e diellit”, tha ministri i Arsimit.

Në këtë solemnitet morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ministri Besim Beqaj, kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha dhe shumë personalitete nga jeta akademike në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)