27 Shkurt 2020

Përurohet objekti i ri i shkollës ‘Ismet Rraci’ në Klinë

Prishtinë, 18 shtator – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci” në Klinë, e cila sot feston edhe përvjetorin e 73-të të funksionimit të saj.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë banorët e Klinës për shkollën e re dhe ka thënë se, ky objekt modern shkollor mbanë emrin e një patrioti të madh, siç është Ismet Rraci.

Ministri Bytyqi po ashtu tha se, duhet të jemi mirënjohës përherë për gjithë mësimdhënësit, të cilët kanë kontribuar në këtë shkollë, duke përgatitur gjenerata të tëra, të cilat i kanë shërbyer, jo vetëm Klinës, por gjithë Kosovës.

“Po shohim një pamje vërtetë të bukur të një shkolle të re. Klina po përjeton një infrastrukturë moderne shkollore, e cila bartë me vete edhe rritjen e cilësisë në arsim, falë përkushtimit dhe angazhimit të mësimdhënësve të kësaj shkolle. Çdo ditë po angazhohemi në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës shkollore, e cila është bazë për një arsim cilësor”, është shprehur ministri Bytyqi.

Për historikun e shkollës folën kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe drejtori i shkollës, Ahmet Krasniqi. Shkolla ”Ismet Rraci” ka të sistemuar 1493 nxënës dhe 70 mësimdhënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, (Kabineti i kryetares Osmani, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)