29 Mars 2024

Përurohet objekti i ri i gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Prishtinë, 20 dhjetor - Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Ramë Buja  dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj përuruan objektin e ri të  gjimnazit “ Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Me këtë rast ministri Buja  ndër tjera tha  se ndjehet i gëzuar që përuron një shkollë të bukur e cila do të ofroi kushte nxënësve dhe mësimdhënësve  për mësim  më cilësorë në të ardhmen.

”Të investosh në arsim, do të thotë  të investosh në  ardhmëri dhe  ne këtë po  e bëjmë dita ditës,  si qendra ashtu edhe komuna, tha ministri  Buja dhe shtoi se për ndërtimin e kësaj shkolle , Ministria e Arsimit,  ka  investuar  2,120,197.69  € “.

Në vazhdim ministri Buja tha se për Gjakovën nuk përfundojnë këtu investimet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës  dhe vet qytetit juaj ka ambicie që Gjakovën ta bëjë qytet  universitarë dhe kjo ide ka filluar të sendërtohet . Ju tashmë e keni dhuratën më të mirë të mundshme për këtë fund. Ta ruani që ta gëzoni , urime dhe e gëzofshi”,  ishin fjalët përurues të  ministri Buja.

Të pranishmit i përshëndeti edhe i pari i komunës së Gjakovës , Pal Lekaj  si dhe ,  Bedri Cahani ,drejtor i gjimnazit “ Hajdar Dushi”. Ndërkaq në  këtë ceremoni ishin të pranishëm  nxënës mësimdhënës, qytetar dhe përfaqësues të  spektrit politik të  komunës së Gjakovës për të cilët u shfaq një program i shkurtër kulturo-artistik  i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Ndryshe  objektit  shkollor  ka  një  sipërfaqe bruto  6,318.90 m² m.  duke përfshirë  Sallën e  Edukatës Fizike (ende nuk është finalizuar Salla e Edukatës Fizike), si dhe terrenet e jashtme sportive, hapësirat gjelbëruese etj.

Shkolla ( objekti i ri) ,  përmban këto kthina: 20 dhoma të mësimit; 8 kabinete ( laboratorë ) ; 4 laboratorë; sallën e arsimtareve ;kthinat administrative; kthina e bibliotekës me leximore; kthina e psikologut; kthina e mjekut te shkollës; 2 kthina te  personelit; bufeja e shkollës  si dhe hapësira tjera përcjellëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)