10 Gusht 2020

Përmes aktiviteteve të rinjë fuqizohen

Prishtinë, 1 mars - Drejtues të Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës janë pritur sot në takim nga këshilltarja e ministrit, Drita Kadriu.

Takimi kishte për qëllim konstituimin e Komitetit për Arsim dhe Mbrojtjen e Interesave të Studentëve, i cili funksionon në kuadër të Këshillit.

Këshilltarja Drita Kadriu fillimisht ka vlerësuar lartë përfshirjen e të rinjve në nisma të tilla, të cilat kanë për qëllim ndërtimin e koncepteve integruese dhe stabilizmin e mëtejmë të Kosovës si shtet.

Këshilltarja Kadriu ka theksuar se njohuritë dhe shkathtësitë, të cilat i marrin të rinjtë përmes edukimit formal dhe jo formal, përkatësiht aktiviteteve siç është organizimi në strukturat e Këshillit të Rinisë Evropiane kërkon sakrificë.

“Edhe në Kosovë këto aktivitete kanë filluar të vlerësohen shumë dhe të çmohen për shkak se përveç njohurive të reja të cilat fitohen, përmes këtyre aktiviteteve të rinjë fuqizohen edhe në shkathëtsi të ndryshme, udheheqëse, menaxheriale etj., në ndërtimin e koncepteve hulumtuese që kërkohen në trendet e reja”, është shprehur këshilltarja Kadriu.

Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, nga ana e tij, ka thënë se Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, në kuadër të komuniteteve të tjera ka themeluar edhe Komitetin për Arsim dhe Mbrojtjen e Interesave të Studentëve, që do t’i bashkërendojë aktivitetet me Parlamentin Studentor, Organiztatat Studentore dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës është organ ndërkombëtarë që e ka degën e vet edhe në Kosovë. Është institucioni më i lartë përfaqësues i të rinjve të Kosovës në sferën ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)